
Berzh Vahram Piranjani
Lindur në Tiranë më 2 Dhjetor 1952.
Ka studiuar dhe është diplomuar me vlerësimet më të larta në Universitetin e Tiranës, në degën e inxhinierisë mekanike.
Ka punuar për shumë vite në industrinë minerare, ku është shquar si projektues dhe bashkëprojektues i disa fabrikave të pasurimit të mineraleve në Shqipëri.
Që në fillimet e demokracisë në Shqipëri, ka qenë një nga themeluesit e komunitetit armen në vend.
Ka qenë organizator i disa aktiviteteve të rëndësishme të komunitetit me origjinë armene në Shqipëri.
Prej shumë vitesh, si autodidakt, i është përkushtuar me pasion përhapjes së kulturës dhe gjuhës armene në Shqipëri, duke mbuluar çdo kosto me financat e tij vetjake.
Pas një pune shumëvjeçare, ka botuar mbi 20 libra — nga përkthimet e poezive të poetëve të mëdhenj armenë deri te fjalorë unikë armenisht-shqip dhe shqip-armenisht.
Ka vizituar disa herë Armeninë, ku ka pasur takime të shumta me institucione dhe personalitete të kulturës armene.
Në vitin 2023, për kontributin e tij, është dekoruar me “Medaljen e Mirënjohjes”.
Është anëtar themelues i shoqatës “Miqësia Armeno-Shqiptare” dhe është zgjedhur zëvendëspresident i saj.